Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur dje, në lagjen nr. 6, ku shtetasi me inicialet E. H. është konstatuar i pajetë brenda banesës.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa autoritetet po vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave.
