Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Maliq.

Sipas komunikatës nga policia  e  Korçës, trupi i pajetë i  të moshuarit është gjetur nga familjarët.

F., A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi, dyshohet se është vetëvaruar.

Nga kqyrja paraprake viktimës nuk i janë konstatuar shenja dhune.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

 

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në afërsi të banesës, është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur shtetasi F. A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: