Në Dimal është gjetur trupi i pajetë i një të moshuari. Dyshohet se 93-vjeçari është mbytur në lumin Osum.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 93-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: