Një person është gjetur i pajetë në lumin Lana.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 65-vjeçar u gjet nga kalimtarët në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, pa shenja jete, ndërkohë që viktima është ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb