Ndërron jetë një person në Maliq. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan ku një mësues rreth 52-vjeç nga rrethi i Devollit, i cili punonte në këtë zonë, u gjet i pajetë në rrugë.

Mësuesi me iniciale Alban Bejleri ushtronte profesionin në shkollën e fshatit Marjan,. Pas procesit mësimor, rrugës për tek makina mësuesi dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës pas disa orësh për shkak të distancës së largët dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë, ndërsa policia po kryhen veprimet për rastin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: