SHBA- Njihej si “Baroni i Botoksit”, por tashmë nuk rron më! Dr. Fredric Brandt u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Florida.
Policia amerikane tha se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasojë e një depresioni të thellë të cilin dermatologjisti 65-vjeçar vuante prej kohësh.
Brandt u pagëzuar me emrin “Baroni i botoksit” falë punës së tij kërkimore për ruajtjen e rinisë së përjetshme. “Veprat” e tij më të njohura janë ndërhyrjet e këngëtares Madonna dhe Stephanie Seymour.
Profesioni i tij e ka vendosur shpesh në qendër të talljeve, më e fundit në serialin televiziv komik të Tina Fey, “The unbreakable Kimmie Schimdt”.
(ma.ar/BalkanWeb)
