GJIROKASTRA

Një i moshuar është gjetur i vdekur dje në një lokal ku pronarja i përdorte ambientet private për prostitucion.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se është ndaluar pronarja e lokalit, Majlinda Zaçe, 43 vjeçe ku u gjet pa jetë në lagjen ’18 shtatori’ në Gjirokastër, 72 vjeçari K.V.

Po ashtu zbulohet se në lokalin për prostitucion përdorej një kamariere që u shërbente klientëve të pronarit.

Zaçe nga Tepelena, kishte marrë me qera lokalin një personi dhe veç lokalit kishte një dhomë që e përdorte për prostitucion.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gjirokastër.

Specialistët e seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimi me iniciativ të shtetases M. Z.,43 vjeç, banuese në Gjirokastër, pasi në ambjentet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull.

Materialet në ngarkim të shtetases M. Z. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb