BULQIZË

Gjendet kufoma e dekompozuar e një personi në Bulqizë. Mësohet se trupi i dekompozuar është gjetur në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vend dhe ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës.

“Me datë 13.08.2021, rreth ores 11.05, është marrë informacion se në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është konstatuar një shtetas pa shenja jete (i dekompozuar).
Vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Bulqizës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: