Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në ujërat e lumit Fan në Fushë Arrëz.
Trupi pa shenja jete i përket një 62-vjeçari. Trupi i pajetë i burrit është gjendur poshtë urës së lumit Fan.
Dyshohet se 62-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në lumë.
Policia e zjarrfikëset janë në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.
Fushë Arrëz/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në dalje të qytetit Fushë Arrëz, në Përroin e Thatë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit F. H., 62 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 62-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në ujë, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
(Balkanweb)