PEQIN – Rreth mesditës së sotme, në afërsi të trasesë së hekurudhës që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin, është gjetur një person i pajetë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë lokale.

Forcat e policisë , shërbimit zjarrfikës fhe spitalit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

Burime policore bëjnë me dije se ende nuk ka detaje të imtësishme lidhur me rrethanat e ngjarjes, por hetimet janë në vijim dhe pritet që në orët në vijim të zbardhen më shumë të dhëna për rastin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb