TIRANE

Një skaf i braktisur është gjetur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti tha për ‘BalkanWeb’, se skafi është gjetur në zonën e plazhit të vjetër në afërsi të Pyllit të Sodës.

Skafi është rreth 10 metër i gjatë i pajisur me tre motorë të fuqishëm, një skaf i ri dhe i sofistikuar.

Sipas gazetarit Enrik Mehmeti, skafi, i cili dyshohet se hynte nga Greqia, ka qenë në ndjekje prej ditës së djeshme nga policia kufitare. Në skaf ishte vetëm një person, i cili e ka braktisur atë në Pyllin e Sodës, për t’i shpëtuar kapjes nga policia

Në vend ngjarje ndodhen forca të policisë kufitare si edhe efektivë të Guardia di Finanzas italiane, të cilët kanë nisur hetimet. Nga dyshimet e para, mendohet që skafi përdorej për transportin e lëndëve narkotike, drejt Italisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: