Një tjetër shqiptar raportohet i vdekur në Belgjikë. Mediet vendase raportojnë se shqiptari ka humbur jetën në rrethana shumë të dyshimta.

Ai është gjetur i pajetë në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit Roeselare, rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm. Siç raportojnë mediet belge, kur shërbimet e urgjencës kanë shkuar në vendngjarje, kanë zbuluar trupin e një 38-vjeçari në fund të një shkalle.

Fqinjët kanë deklaruar se kanë dëgjuar një zhurmë rreth orës 4:30 të mëngjesit. Disa banorë kanë shkuar për të parë dhe kanë gjetur trupin e një burri në fund të shkallëve.

“Burri kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës”, tha prokurori Tom Janssens. Ekspertët e kriminalistikës po ekzaminojnë skenën e krimit.

“Ne e konsiderojmë këtë si një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit” tha njëri prej tyre.

Pak ditë më parë, në Antwerp të Belgjikës, u vra në një atentat 39-vjeçari shqiptar, Bledar Muça, krahu i djathtë i fisit Çapja në Elbasan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb