Një trup është gjetur dhe tre persona, përfshirë dy fëmijë, janë plagosur rëndë në një zjarr që përfshiu një shtëpi në Australinë veriore.
Policia në shtetin australian të Queensland tha në një deklaratë se shërbimet e emergjencës u thirrën pas raportimeve për një zjarr në një shtëpi në Harristown, mbi 100 kilometra në perëndim të Brisbane, rreth orës 12:30 sipas kohës lokale.
Shtëpia ishte përfshirë plotësisht nga flakët kur shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, tha policia.
Hetimi fillestar zbuloi se dy të rritur dhe katër fëmijë arritën të largoheshin nga banesa, por një fëmijë i pestë nuk dihet, tha policia.
Një grua 36-vjeçare dhe dy fëmijë u dërguan në spital me lëndime të rënda.
Një burrë 34-vjeçar u shtrua gjithashtu në spital me lëndime të rënda, tha policia.
Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) raportoi se policia gjeti një trup pas orës 9 të mëngjesit sipas orës lokale dhe identifikimi zyrtar i të ndjerit është duke vazhduar.
Një hetim për shkakun e zjarrit është duke vazhduar.
(A.A/BalkanWeb)
