Një vajzë 6-vjeçare e cila u gjet dje pa ndjenja në një pyll në Zvicër pasi u zhduk në rrethana ende të panjohura teksa luante në një festë familjare, ka ndërruar jetë sot, njoftoi policia.“Vajza 6-vjeçare u transferua në gjendje kritike për në CHUV (Spitali Universitar i Vaud) në Lozanë me helikopter dhe fatkeqësisht vdiq” herët në mëngjes, tha policia e kantonit Valais.

Mediat e huaja shkruajnë se Policia u njoftua dje në orën 17:54 për zhdukjen e vogëlushes që ndodhej në një festë familjare në zonën e Ravoire. Vajza ishte duke luajtur në festë dhe nuk u pa nga ora 17:00 e tutje.

Prokuroria kantonale ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit. Autoritetet nuk po japin informacion shtesë për momentin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: