Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjilan, njoftoi policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në orën 07:30 të mëngjesit.

Sipas raportit, viktima është një mashkull me shtetësi kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë punuar njësitë policore përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: