Një person është gjetur i pajetë në Devoll, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Poncarë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, i pajetë është gjetur një i moshuar, shtetasi Lutfi Zaçlli, rreth 70 vjeç. Nga këqyrja e trupit të personit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.10.2023, rreth orës 10:15, në fshatin Ponçarë, Devoll, pranë vendit të quajtur “Qafa e Minave”, është gjetur i pajetë shtetasi L. Z., rreth 70 vjeç, lindur në fshatin Ponçarë dhe banues në Lushnjë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se L. Z., mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: