Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qytetin e Pogradecit, ku një shtetas i moshuar është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit.
Sipas informacioneve paraprake nga policia kufitare, trupi i pajetë është pikasur në liqen dhe më pas është nxjerrë në breg nga shërbimet policore. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet janë duke punuar për identifikimin e tij dhe përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të saj. Deri në këto momente, nuk përjashtohet asnjë pistë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Pogradec / Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 1, Pogradec, në liqen është gjetur i pajetë shtetasi D. O., 87 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas deklarimeve të familjarëve, ai ishte larguar nga banesa rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Balkanweb)
