Në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” me moderatorë dhe autore Evis Ahmeti në “News24” , është trajtua situata e 3 fëmijëve që u gjetën në gjendje të vështirë në banesë, në Durrës
Nëna e 3 fëmijëve ka dhënë intervistë drejtpërdrejtë në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka thënë se nuk i ka lënë në atë gjendje dhe se sipas saj dikush tjetër e ka bërë. Po ashtu tha se nuk i ka braktisur kurrë.
“Unë këtë gjë ia kam lënë policisë, shtetit dhe po merren ata. Fëmijët janë shumë mirë,. Nuk i kam braktisur kurrë. Nëse do t’i kisha bërë do t’i kisha braktisur me kohë. Në bari më kanë kthyer sepse kisha mbushur tre muaj atje. Unë jam punonjëse në lokal. Gjendja e fëmijëve është shumë e mirë”, tha ajo, duke shtuar: “Kam kërkuar mjekim dhe më kanë thënë që nuk marr dot. Kanë pasur infeksion lëkurë dhe kam marrë mjekime”.
Ajo ka komentuar edhe gjendjen e banesës pas pamjeve të publikuara ku shtëpia ishte shumë kaotike. Ajo ka thënë se edhe më parë kanë ardhur institucionet dhe nuk e kanë gjetur banesën në një gjendje të tillë dhe se sipas mund ta ketë bërë dikush tjetër.
“Shumë institucione kanë ardhur në shtëpi dhe kurrë nuk e kanë gjetur shtëpinë në atë gjendje. Që është vendosur dikush tjetër është. Ish-vjehrra sa herë ka ardhur në shtëpi ka marrë në telefon dhe përse pikërisht këtë herë nuk ka marrë në telefon. Kam punuar nga mëngjesi në darkë. Jam shkëputur disa herë dhe ka shkuar në banesë. Babai i vet nuk i ka marrë njëherë në telefon. Shtëpinë nuk e kam lënë në atë gjendje”, ka thënë ajo.
