Dy persona të pajetë janë gjetur në Durrës gjatë ditës së djeshme.

Policia bën me dije se u gjet në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush, trupi i pajetë i shtetasit H. B., 82 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;

Ndërkohë u gjet në banesën e tij, në lagjen nr. 13, trupi i pajetë i shtetasit B. M., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb