Një person është gjetur i pajetë në banesë në fshatin Libonik të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është rreth 60 vjeç dhe jetonte prej rreth 1 muaji me vëllanë e tij, i cili kishte ardhur nga jashtë për të qëndruar pak kohë.

Ka qenë vëllai që e ka konstatuar në mëngjes dhe i ka kërkuar komshiut të njoftonte ambulancën e policinë. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk raportohen shenja dhune ndërsa do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Policia ka nisur veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb