Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi nga jashtë Kuvendit pohoi se Kosova nuk mbrohet me retorika dhe mitingje.
Ai tha se Kuvendi shmangu retorikën.
“Kosova nuk mund të shmanget me procedurë. Unë i di arsyet se pse kryetari i Kuvendit e bëri këtë akt të rëndë. Aleks Peleshi, për këto që ka e njeh historinë, ka qenë i fundit që takoi ose nxori në pritë Zai Fundon. Ndaj këtë gjë e krahasova me përpjekjet e atyre që donin të vendosnin Jugosllavinë, para shqiptarëve. Është papranueshme që t’i bëhet thirrje opozitës për të ndjekur një thirrje të një antishqiptare, për të mbrojtur një çështje të Kosovës, këtu i referohem Ramës. Shqipëria mund ta mbrojë Kosovën, jo me retorikë, apo mitingje. Të mbrojë Kosovën në OKB, në NATO dhe organizmat e tjerë.”, tha Blushi.
