Dënimet për shkeljen e rregullave gjatë tubimeve dhe demonstratave në Gjeorgji po bëhen edhe më të ashpra.

Projektligji i përgatitur për këtë qëllim është miratuar tashmë në leximin e parë në parlament.

Sipas draftit, fshehja e fytyrës me maskë, fyerja e një oficeri të zbatimit të ligjit, si dhe mbajtja e sendeve të ndaluara do të çojë në përgjegjësi administrative ose penale.

Ashtu si në Evropë, bllokimi i rrugëve, ngritja e strukturave të përkohshme gjatë një tubimi dhe veprimet që prishin rendin publik do të ndëshkohen rëndë në Gjeorgji.

Sipas ligjit të ri, raste të tilla do të jenë subjekt i arrestit administrativ dhe përgjegjësisë penale në rast të shkeljeve të përsëritura. Iniciativa legjislative i përket partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb