Gjeorgjia shkon në zgjedhje lokale këtë të shtunë, në një klimë politike të tensionuar dhe nën hijen e një bojkoti nga tetë parti opozitare.
Disa forca politike kanë vendosur të marrin pjesë në garë, kurse të tjera e kanë refuzuar procesin, duke e cilësuar si zgjedhje të kontrolluara nga partia në pushtet Georgia Dream.
Tetë parti opozitare kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në votime, duke e akuzuar qeverinë për regjim autoritar dhe rikthimin drejt Moskës.
Bojkoti vjen një vit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, të fituara nga Georgian Dream, një proces i kontestuar nga pjesa dërrmuese e opozitës dhe i kritikuar edhe të kritikuara nga BE.
Sipas mediave lokale, tetë partitë që po bojkotojnë zgjedhjet e së shtunës, gjashtë prej tyre kishin kaluar pragun 5% në zgjedhjet e mëparshme.
Partitë pro-evropiane në vend pjesëmarrjes në votime kanë vendosur që të zhvillojnë protesta në datën 5 tetor.
Partitë do të organizojnë protesta më 5 tetor, në vend që të marrin pjesë në votime. Aktivistë dhe organizatorë e kanë quajtur këtë ditë një marshim simbolik, ku sipas tyre kundërshtohet rënia e demokracisë në vend.
Ndër ta është edhe tenori i njohur dhe aktivisti Paata Burchuladze, pjesë e iniciativës “Rustaveli Avenue”, i cili theksoi se Gjeorgjia do të rifitojë të ardhmen europiane.
“Më 4 tetor, Gjeorgjia do të rifitojë lirinë dhe të ardhmen europiane. Jam i bindur se do të jemi më të shumtë se kurrë. Plani është i qartë. Gjeorgjia do të fitojë. Luftoni deri në fund.”
