Ish-futbollisti i Tiranës, Gjergj Muzaka ka hedhur një foto në Instagram, komplet ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim më parë. Pa fanellën dhe takat sportive, Muzaka tani shfaqet me përparësen e farmacistit.

“Futbolli nuk zgjat përgjithmonë” shkruan Gjergji në Instagramin e tij. Kjo duket një lamtumirë e 32-vjeçarit nga futbolli i luajtur sidomos dhe pas problemeve që pati kohët e fundit me klubin e Tiranës për çështjen e pagave.

Gjergj Muzaka përveç se njihet si një ndër futbollistët më të mirë të Superligës shqiptare ai gjithshtu ka mbaruar edhe fakultetin e farmacisë.

gjergji muzaka

(e.f/ BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb