Shkatërrimi i qytetit gjerman të Dresdenit gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore shënoi 75 vite që kur u bombardua nga forcat aleate.

Në 13 shkurt 1945, forcat britanike dhe amerikane filluan bombardime që zgjatën tre ditë, duke e lënë qytetin nën rrënoja.

Mendohet se në atë periudhë humbën jetën 25 000 persona.

Gjatë një fjalimi në pallatin e kulturës së Dresdenit, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i bëri thirrje gjermanëve të kundërshtojnë urrejtjen dhe të mbrojnë demokracinë.

Steinmeier i kujtoi qytetarët se lufta në Gjermani shkaktoi vuajtje të mëdha dhe nga kjo luftë u krijua Europa, në një frymë lirie, demokracie dhe të shtetit të së drejtës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb