GJERMANI –Anulohet në Braunshvaig në veri të Gjermanisë parada e kanavaleve, për shkak të një kërcënimi islamik. “Një kërcënim specifik për sulm islamik është identifikuar nga burime të sigurisë së shtetit”, bëhet e ditur përmes një deklarate të policies gjermane. Kjo e fundit iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtwpitë e tyre.

Ndërkaq, mësohet se parada në fjalë u anulua 90 minuta para nisjes. “Shumë persona që sapo kishin mbërritur në vendin ku ishte planifikuar parada mbetën mjaft të zgënjyer, por nuk donim të rrezikonim”, është shprehur zëdhënësi i policisë. Parada e karnavaleve në Braunshvaig tërheq çdo vit rreth 250 mijë vizitorë.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: