Dhjetë zjarrfikës dhe dy policë u plagosën pas një shpërthimi në një ndërtesë apartamentesh në qytetin perëndimor të Gjermanisë Ratingen, tha policia lokale.

Burimet e sigurisë i thanë Reuters se nuk përjashtojnë që shpërthimi të ishte një sulm i synuar dhe të ishte shkaktuar nga një shpërthim pajisjeje.

Policia dhe zjarrfikësit u thirrën për problemin e një pronari apartamenti dhe kur mbërritën, pati një shpërthim në derën e tij, tha një zëdhënës i policisë, por nuk ishte e qartë se çfarë çoi në këtë shpërthim.

Më pas u bë e ditur se në banesë jetonte një grua me djalin e saj, ndërsa spekulohet se ky i fundit mund të ketë ndezur ndonjë pajisje që ka shkaktuar shpërthimin.

Ndërkohë në vendngjarje pasi kanë mbërritur forca shtesë policore dhe zjarrfikëse, nga pallati ku ka ndodhur shpërthimi janë dëgjuar të shtëna armësh.

Ministrja e Brendshme Nancy Feiser pritet të bëjë një deklaratë për incidentin këtë pasdite, njoftoi televizioni ZDF.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb