Bashkimi Evropian (BE) nuk ka arritur një marrëveshje për vendosjen e sanksioneve kundër Izraelit në lidhje me situatën humanitare në Rripin e Gazës, njofton Spiegel.
Gjermania dhe Italia luajtën një rol të rëndësishëm në bllokimin e iniciativës. Diskutimet në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm në Bruksel përfunduan pa rezultat.
Komisioni Evropian propozoi për herë të parë pezullimin e pjesshëm të pjesëmarrjes së Izraelit në programin kërkimor Horizon Europe, i cili është një nga instrumentet kryesore të bashkëpunimit shkencor midis BE-së dhe vendeve të treta.
Ky do të kishte qenë hapi i parë i drejtpërdrejtë i Brukselit kundër Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza. Megjithatë, mospajtimi i disa shteteve anëtare pengon miratimin e këtij vendimi në nivelin e BE-së.
(A.A/BalkanWeb)
