Gjermania do të dërgojë dy raketahedhës të shumëfishtë Mars II dhe 50 transportues të blinduar të personelit Dingo në Ukrainë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë në Twitter.
“Ne mbajmë premtimin tonë! Dy raketa-hedhës të tjerë Mars II dhe 50 Dingo do t’i dorëzohen Ukrainës. […] Me këtë ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në luftën për integritetin dhe sovranitetin e saj,” tha ministria.
Ministria nuk specifikoi se kur saktësisht pajisjet do të transferoheshin në Ukrainë. Gjermania nuk zbulon kurrë detaje të tilla si datat dhe rrugët e transportit për arsye sigurie.
Në të njëjtën kohë, ministria tha se trajnimi në Gjermani për përdorimin e pajisjeve do të fillonte në fund të shtatorit.
