Qeveria gjermane planifikon të rifillojë bashkëpunimin me agjencinë e OKB-së për Palestinezët (UNRWA) në Gaza, thanë ministritë e jashtme dhe ato të zhvillimit në një deklaratë të përbashkët.

Vendimi vjen pas një hetimi nga ish-ministrja e jashtme franceze Catherine Colonna nëse disa punonjës të UNRWA ishin të përfshirë në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi, raportoi Reuters.

Rishikimi i drejtuar nga Colonna i neutralitetit të agjencisë të hënën arriti në përfundimin se Izraeli nuk kishte mbështetur ende akuzat e tij se qindra punonjës të UNRWA ishin të përfshirë në sulm.

Ministritë gjermane i kërkuan UNRWA-së që të zbatojë me shpejtësi rekomandimet e raportit, duke përfshirë forcimin e funksionit të auditimit të brendshëm dhe përmirësimin e mbikëqyrjes së jashtme të menaxhimit të projektit.

“Në mbështetje të këtyre reformave, qeveria gjermane së shpejti do të vazhdojë bashkëpunimin me UNRWA në Gaza, siç kanë bërë ndër të tjera Australia, Kanadaja, Suedia dhe Japonia”, thuhet në deklaratën e ministrive.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: