Gjermania, Franca, Danimarka, Spanja, Italia dhe Republika Çeke kanë paraqitur 16 propozime për sanksione të reja të BE-së kundër Iranit.
Vdekja e Mahsa Amini shkaktoi reagim të fortë të qytetarëve të cilët nuk i kanë ndaluar protestat masive në vend,.
Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock, tha se Gjermania do të sigurojë që Bashkimi Evropian të ngrijë fondet dhe të ndalojë hyrjen e atyre që janë përgjegjës për shtypjen e dhunshme të protestave antiqeveritare në Iran.
“Ata që rrahin gra dhe vajza në rrugë, që rrëmbejnë, burgosin dhe dënojnë njerëzit në mënyrë arbitrare me vdekje, janë në anën e gabuar të historisë. Ne u themi njerëzve të pambrojtur në Iran; “ne qëndrojmë me ju. ”, tha Berbock.
(BalkanWeb)
