Kreu i qendrës së situatës për Ukrainën në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, gjeneralmajori i Bundesëehr-it, Christian Freuding, tha dje se Moska synon të lëshojë deri në 2,000 dronë menjëherë drejt Ukrainës.

Kjo “do të paraqesë një sfidë serioze për sistemin e mbrojtjes ajrore ukrainase”, shtoi Freuding në një podcast.

“Kundërmasa të zgjuara” janë të nevojshme, shtoi ai, duke vënë në dukje se përdorimi i raketave Patriot kundër dronëve kamikazë rusë është i palogjikshëm, kostoja e të cilave është 30,000-50,000 euro, ndërsa një raketë Patriot kushton mbi 5 milionë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb