Parlamenti i Gjermanisë ka nderuar Boris Romanchenko, një ukrainas që i mbijetoi disa kampeve naziste të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, por u vra javën e kaluar gjatë një sulmi në qytetin e Kharkiv.
Ligjvënësit mbajtën një moment heshtje në kujtim të 96-vjeçarit Romanchenko dhe viktimave të tjera të luftës.
Romanchenko “u mbijetoi katër kampeve të përqendrimit dhe tani u vra në luftën ruse të agresionit ndaj Ukrainës”, tha ministri i Financave Christian Lindner.
“Fati i tij tregon edhe karakterin kriminal të politikës ruse dhe pse Gjermania po solidarizohet me Ukrainën, pse ne duhet të solidarizojmë”.
