Gjermania do të ofrojë një paketë të re mbështetjeje prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën. Sipas një deklarate nga NATO “paketa e pajisjeve ushtarake dhe municioneve për Ukrainën” do të sigurohet nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një iniciative të Aleancës Atlantike.

NATO specifikoi se angazhimi është “i projektuar për të përmbushur nevojat më urgjente operacionale të Ukrainës” në fushën e betejës, duke u mbështetur në rezervat amerikane.

“Gjermania është donatori kryesor i ndihmës ushtarake në Evropë për Ukrainën dhe njoftimi i sotëm nënvizon më tej angazhimin e saj për të ndihmuar popullin ukrainas të mbrojë lirinë dhe sovranitetin e tij”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb