GJERMANI
Në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 179 të vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 5 877 numrin total të vdekjeve sipas Institutit Robert Koch.
Ndërsa rastet e reja të të infektuarve janë 2055 më shumë se një ditë më parë dhe gjithsej janë 156 513. Kjo është dita e tretë radhazi në Gjermani ku ulet numri i të infektuarve me koronavirus.
Gjermania ka edhe një numër shumë të lartë të të shëruarve nga COVID-19, ku deri tani janë 109 800. Pak ditë më parë kancelarja Angela Merkel ka hedhur poshtë mundësinë që Gjermania të vendosë për një rihapje nga ”Lock- Down”.
Sipas saj gjermanët janë mbi akull të hollë dhe rrezikojnë të humbasin gjithçka kanë sakrifikuar për të ndaluar COVID-19. Po ashtu Merkel tha se Gjermania ndryshe nga disa vende të tjera europiane është në fillim të përhapjes së pandemisë dhe hapja ndodh në fazën e fundit edhe pse shumë nuk duan ta dëgjojnë këtë.
(BalkanWeb)
