TIRANE- Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka arritur të marrë sot numrin më të madh të votave të anëtarëve të asamblesë, duke rezultuar më e votuara mes kandidateve femra. Gjermeni ka arritur të marrë 226 vota duke kryesuar kështu listën e të zgjedhurave si anëtare “shoqe” të Kryesisë së re të Partisë Socialiste.

Vetë ministrja ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.

“Mirënjohje dhe respekt për të gjithë anëtaret dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të cilët me votën e tyre më rinkonfirmuan si anëtare të Kryesisë së Partisë Socialiste! Shumë faleminderit të gjithëve për besimin, vlerësimin dhe mbështetjen!”, shkruan ministrja Gjermeni në rrjetin social “Facebook”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb