Jose Mourinho di si të trazojë rrjetin, e bën diçka të tillë sërish, ku mjafton një postim në Instagram për të bërë jo pak bujë. “Speciali” thyen heshtjen pas dënimit me dy ndeshje pezullim, Mou postoi një foto me duart e kryqëzuara, në shkrimin e tij ai falënderon sponsorët, por tifozët dhe opsioni i kthehen fotos së tij të famshme në 2010, pas ndeshjes kundër Sampodria, ku bënte gjestin e prangave.

Mourinho
Mourinho

Jo vetëm ky gjest, në mediat po flitet shumë këtë periudhë për të ardhmen e tij në krye të Romës. Në dhjetor, Mou refuzoi stolin e dy përfaqësueseve të mëdha, Portugalisë dhe Brazilit, por për të pritet të diskutohet shumë edhe në fund të këtij sezoni. Mou nuk është i qartë nëse do të vijojë të respektojë kontratën e tij me Romën deri në 2024 pasi për të interesohen klube të mëdha si Chelsea, Real Madrid, PSG dhe Inter. Nëse Mourinho vendos të largohet, mediat italiane shkruajnë se Roberto De Zerbi mund të jetë pasuesi i tij në kryeqytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: