Rozmarina është bimë e njohur dhe e përdorshme për shumë qëllime. Gjethet e saj përdoren si ilaç tradicional.

Hulumtimet kane treguar që rozmarina stimulon rritjen e flokëve. Po kështu, ajo përmirëson memorien, por edhe qarkullimin e gjakut.

Rozmarina për lëkurën
Çaji nga rozmarina mund të përdoret si tonik për larjen e flokëve i cili do t’u japë shkëlqim. Bima ndihmon edhe në luftë kundër zbokthit. Në kombinim me këputjen apo bimët e njohura si bishtkali, bar gomari, rozmarina ndihmon nga humbja e flokëve, e cila paraqitet si pasojë e stresit.

Përgatiteni çajin e rozmarinës për shërim të flokëve: në një filxhan uji të vluar hidhni dy deri tri lugë çaji me gjethe të rozmarinës së freskët apo të thatë, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta. Pini dy filxhanë çaj në ditë për të parandaluar rënien e flokëve për shkak të qarkullimit të dobët, por edhe për të nxitur rritjen pas kimioterapisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: