Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri duket se nuk bën asnjë hap pas për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Burime për BalkanWeb mësojnë se Gjiknuri  i ka bërë të qartë Opozitës së Bashkuar se ndryshimet kushtetuese janë në fuqi, dhe se tashmë mbetet detyrimi që të reflektohen në Kodin Zgjedhor.

Po ashtu Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për  kandidatët në lista të hapura.

Gjiknuri shton se fillimisht duhet që të në fillim duhet të reflektohen ndryshimet kushtetuese, më pas i drejtohet ODIHR-it për rekomandime.

 

 

‘’Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditet e ardhshme, deri të Premten të sillni propozimet tuaja për:

1) Pragun kombëtar zgjedhor,

2) Afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat

3) Si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatet në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

Nuk duhet humbur kohë. Duhet t’i japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet.

Kërkesa juaj për të kerkuar në këtë faze mendimin e ODIHR është e çuditshme kur jeni ju që na detyruat që të bëjmë një marrëveshje në 5 Qershor e cila binte në kundeërshtim më rekomandimin kyç të ODIHR që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore.

Atëherë nuk donit të pyesnit për ODIHR ndërsa tani qenkeni kujtuar ti kërkojmë mendim! Ne pranuam ate çka kërkuat ju në 5 Qershor dhe firmosëm bashkarisht pikërisht për t’ju plotësuar juve kërkesat. Gjithësesi e kemi firmosur atë marrëveshje dhe i kemi qëndruar asaj plotësisht.’’- tha Gjiknuri.

Sot Këshilli Politik mblidhet për herë të parë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Opozita e Bashkuar i kundërshton dhe nuk do një implementim të tyre për shkak se ndalohen koalicionet. Por një tjetër kusht është vendosur nga kampi opozitar, që listat e hapura të jenë 100% dhe jo 75%. Mazhoranca po ashtu nuk bën mbrapa me mendimin se Listat e Hapura 100% prekin kuotat gjinore ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk realizohen dot në to.

Por Opozita e Bashkuar gjithashtu kërkon edhe që të mos rishikohen rregullat e lojës në zgjedhje pasi tashmë Shqipëria është 5 muaj para tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb