TIRANE – Gjiko ka sjell projektin më të ri muzikor. “Papuqe Gucci”, titullohet kënga e re të cilin këngëtari e ka shoqëruar me dhe me videoklip. Pjesë e këtij të fundit është edhe humoristi i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, i cili e bën më të veçantë videon.

Ajo që e veçon klipin gjithashtu janë papuçet nga firma e  njohur Gucci, ashtu sikurse titullohet kënga. Reperi projektin e ri e ka punuar te RedBox Entertainment, që është shtëpia e hiteve shqiptare, teksa për videon është përkujdesur Valon Aziri.

Theksojmë se për tekstin e këngës është përkujdesur vet reperi pejan, i cili njihet edhe si tekstshkrues i mirë. Ndryshe, reperi nuk ndalet me kaq pasi që ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb