Vazhdon revolta e nxënësve dhe e studentëve në mbarë Shqipërinë.

Pas nxënësve në Lezhë dhe në Kamëz, edhe gjimnazistët në Burrel kanë bojkotuar mësimin.

“Rama jepe dorëheqjen”, ishin thirrjet në kor të nxënësve nga Burreli. U përplasën dhe me policinë, teksa kanë nisur edhe shoqërimet e para.

Sot është dita e katërt e madhe e studentëve ndaj kryeministrit Edi Rama.

Studentët dhe qytetarët e akuzojnë kreun e qeverisë dhe mazhorancën që ai drejton për korrupsion dhe keqmenaxhim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb