ROME- Rrjeti i Këshillave të Lartë të Drejtësisë të Ballkanit dhe Euro-Mesdheut ka zhvilluar takimin e tij të radhës nga dt. 13-14 qershor 2016 në Romë me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve anëtare, ku ishin të ftuar edhe Greqia, Serbia dhe Maqedonia të cilët do bëhen anëtare të këtij rrjeti së shpejti.
Në fund të takimit dy ditor ky rrjet ka rizgjedhur z. Gjin Gjoni si president të këtij rrjeti edhe për një mandat tjetër deri në 31.06.2017.
Sakaq, Gjoni mbajti dhe një fjalim në pallatin presidencial në prani të presidentit të Republikës italiane, Sergio Mattarella, zv kryetarit të KLD italiane, Giovanni Legnini, kryetarin e Gjykatës Kasacionit italian, dhe prokurorit të Përgjithshëm pranë Gjykatës se Kasacionit. Gjithashtu presidenti Mattarella zhvilloi dhe një takim privat me presidentin e rrjetit ballkanik dhe euro mediterane, Gjin Gjoni.
Rrjeti i Këshillave të Lartë të Drejtësisë ka vendosur që mbledhjen e radhës ta organizojë në dt. 29 qershor deri në 1 korrik në Sofia, Bullgari.
(BalkanWeb)
