Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjinar, ku një 54-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se u rrëzua aksidentalisht në kanionin e njohur si “Shkëmbi i Vashës”.

Viktima është shtetasi P. T., banues në fshatin Pashtresh, i cili ishte larguar nga banesa që në mëngjesin e djeshëm. Pas kërkimeve, trupi i tij u gjet dhe u nxor nga ujërat e kanionit nga polumbarët e Repartit Special RENEA.

Një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë si rast aksidental.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb