Janë 53 akademikë, anëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave që kanë firmosur për projektligjin e propozuar në parlament nga maxhoranca për Akademinë.

Në letrën e tyre drejtuar Kuvendit mbi variantin përfundimtar të projektligjit të ASH-së të paraqitur në Kuvend, 53 akademikët që kanë firmosur shprehen se e gjejnë në parim në përputhje të plotë, madje të përmirësuar nga ana teknike, me projektin e miratuar nga Asambleja.

“Pasi u njohëm me variantin e paraqitur nga deputetët nismëtarë, pranë Kuvendit dhe Komisionit të Edukimit, pajtohemi plotësisht me të dhe e gjejmë në parim në përputhje të plotë, madje të përmirësuar nga ana teknike, me projektin e miratuar nga Asambleja me vendimin e saj nr.50, të datës 08.09.2022, pasi në të pasqyrohen arsyet kryesore se përse u ndërmor ky projektligj, siç është hapja e mëtejshme e studiuesve shqiptarë jashtë vendit etj”, shprehen Akademikët që kanë firmosur.

Whatsapp Image 2023 07 19 At 15.21.16
Whatsapp Image 2023 07 19 At 15.21.16

Anëtarët socialistë të Komisionit për Media dhe Edukim u mblodhën të mërkurën dhe votuan projektligjin e ri për Akademinë e Shkencave, i cili i zgjat mandatin kryetarit aktual Skënder Gjinushi, një ish-politikan.

Sipas këtij projektligji, Asambleja e Akademisë së Shkencave i përcakton vetë rregullat e funksionimit të saj, nëpërmjet Ligjit dhe Statutit të saj. Organet drejtuese të ASHSH i zgjedh Asambleja me votë, jo ligji.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD-së Flutura Açka e konsideroi një akt antiligjor për t’i zgjatur mandatin Skënder Gjinushit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb