Më datë 03.05.2025, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj njoftuan për një rast vjedhjeje në fshatin Vasjar, ku dyshohet se janë vjedhur bizhuteri dhe një shumë parash nga banesa e një 57-vjeçari.
Blutë bëjnë me dije se po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

Njoftim i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 03.05.2025, në fshatin Vasjar, dyshohet se janë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit P. Ll., 57 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb