Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme, rrezikoi përhapjen drejt zonave të banuara.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes, i cili konstatoi se flakët kishin përfshirë barishte të thata jashtë rrethimit të nënstacionit.

Falë reagimit të shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shmang rreziku për nënstacionin dhe banesat pranë. Si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe prej rreth 200 m² me barishte, pa shkaktuar dëme në infrastrukturë apo objekte banimi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb