Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk e përjashton dërgimin e trupave amerikane në Iran.
“Gjithçka është në tavolinë. Gjithçka”, ka thënë ai gjatë një interviste për mediat e huaja.
Gjithashtu Trump ka përsëritur faktin se udhëheqësi i ri suprem i Iranit “do të duhet të marrë miratimin e tij.
“Kushdo që të pasojë Ajatollah Ali Khamenein nuk do të zgjasë shumë, nëse nuk merr miratimin tonë. Duam të sigurohemi që nuk do të na duhet të kthehemi pas çdo 10 vjet, kur nuk ke një president si unë që nuk do ta bëjë këtë. Jemi për të zgjedhur një udhëheqës të mirë, dhe do ta bëja”, ka thënë ai.
