Deputeti i PD Klevis Balliu ka folur me tone të ashpra në Parlament duke kërkuar që në seancë të flitet për çështje të rëndësishme dhe jo të “noterizohen procesverbale”.

Balliu u shpreh se ndërsa në Parlament diskutohet procesverbali, bota flet për takimin në Aruba, ndërsa shtoi se DASH ka thënë se qeveria ka gjetur kohën për të shkuar në Aruba, ndërsa kryeministri “nuk gjen kohën të përballet me Parlamentin”.

“Unë e kuptoj nxitimin këtu për t’i mbyllur gojën opozitës. Po të kishit edhe këtë nxitim të na jepnit rregulloren do e kishim pasur. Nuk ka vend tjetër ku parlamenti mblidhet vetëm për të noterizuar procesverbale. Ne diskutojmë procesverbalin, gjithë bota flet për Arubën, DASH thotë që ke një qeveri të tërë që gjen kohën për të shkuar në Aruba, por gjatoshi juaj nuk gjen kohën të përballet me Parlamentin”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb