Që kur Elon Musk bleu platformën Twitter, shumë personazhe të famshëm kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke sabotuar rrjetin social. Më i fundit është legjenda e muzikës, Elton John.

Ylli 75-vjeçar njoftoi largimin e tij nga platforma e mediave sociale ditën e sotme, duke u thënë 1.1 milionë ndjekësve të tij në Twitter: “Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të përdor muzikën për të bashkuar njerëzit. Megjithatë, më trishton kur shoh sesi keqinformimi po përdoret tani për të ndarë botën tonë. Kam vendosur të mos përdor më këtë platformë, duke pasur parasysh ndryshimin e tyre të fundit në politikë që do të lejojë që dezinformata të lulëzojë pa kontroll.”

Musk ka bërë një sërë ndryshimesh të diskutueshme në platformë. CEO i Tesla u përball me një reagim të ashpër pasi filloi pushimet masive nga puna, duke rivendosur llogaritë e figurave të diskutueshme, përfshirë ish-presidentin Donald Trump , dhe duke rikthyer një politikë të dezinformimit mbi pandeminë Covid-19.

Largimi i John vjen mes shqetësimeve në rritje të gjuhës së urrejtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb