Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën e paralajmëruar sot në Tiranë, duke theksuar se ajo, sipas tij, do të zhvillohet pa simbole partiake.
Berisha tha se në kryeqytet kanë mbërritur qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe se protesta do të përfaqësojë banorë nga të gjitha bashkitë.
“Protesta është e qytetarëve, kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria. Janë protestuesit e të gjitha bashkive. Pa simbole partiake. Do të jetë një protestë e njerëzve që shohin se po shkelmohen interesat e tyre në mënyrë kriminale”, u shpreh Berisha.
